Te drejtat e mia per nje strehe

Pershendetje!

Me ndryshimin e sistemit e gjithe shoqeria shqiptare u be pronare duke iu njohur prona. Une se bashku me familjen, jo vetem qe nuk kemi prone, por perkundrazi na eshte mohuar e drejta per te perfituar ne baze  te ligjit 1705 ne mos gaboj pas kane kaluar shume kohe dhe i kemi haruar!

Jam nje i pastrehe,  i nxjerre nga shtepite e ish-pronareve ne viten 1992, pasi kam qene qiramarres ne shtetin shqiptar perpara 90. Pyetja ime eshte kjo: A me njihet e drejta ne baze te ligjeve te perfitoje edhe une nje strehe si e gjithe shoqeria shqiptare?

Une nuk kam zaptuar ndonje banese, nuk kam zaptuar toke si te gjithe pas viteve 90, por kam mbetur i pastrehe pasi shtepia ku kam banuar iu dha familjes qe e pretendonte si ishpronare! Jetoj jashte atdheut dhe sot jam ne moshen 64 vjeç! Jam qytetar i Tiranes por pa strehe! Faleminderit,


Qytetari: Y. H. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Te drejtat e mia per nje strehe”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nje nder objektivat social te Shtetit Shqiptar eshte dhe plotësimi i nevojave te shtetasve per strehim, ne përputhje me mjetet qe ai disponon. Nje nder keto mjete jane dhe instrumentat ligjor qe ai perdor sic eshte ne kete rast ligji nr. 22/2018 “Per Strehimin social”.

    Duke ju referuar rastit tuaj specifik, Ju bej me dije ne Aktin Normativ nr. 3/2012 “Per lirimin e banesave pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe, banues ne banesat ish prone prone e subjekteve te shpronësuara” , parashikohej se personat /familjet te cilat dolen te pastreha per shkak te kthimit te prones ish pronareve, duhet te aplikonin brenda dates 1 nentor 2012 per te perfituar nga kredite e buta, leshuar per nje periudhe per 30 vjet dhe me interes vjetor 0%. Listat e subjekteve te pastreha si rezultat i kthimit te prones ish pronareve jane administruar nga Enti Kombetar i Banesave, si institucioni zbatues i këtij akti (dhe ne përputhje me urdhrat e mepasshem nga Ministria perkatese), e cila ka bere rakordimin dhe me bankes e caktuar qe do te levronte kete fond ne forme kredie.
    Nga sa me siper, del qarte se afati per te kryer kete aplikimin, per te përfituar kredine e bute ne kuptim te aktit nr.3/2012, ka perfunduar.
    Ne kushte te tilla i referohemi ligjit nr. 22/2018 “Per strehimin social”, i cili parashikon midis te tjerash, se per përfitimin nga skema e strehimit social, kane perparesi dhe familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve (kriteret e kushteve sociale), ne përputhje me kushtet dhe kriteret qe individi/familja duhet te plotesoje per te perfituar ne nje nga 6 skemat e strehimit social.
    Ne përputhje me sa me siper gjykoj se e vetmja menyre qe ju te mund te perfitoni nje strehe te mundshme eshte duke aplikuar per nje nga skemat e strehimit social.
    Ne lidhje me proceduren, fillimisht ju duhet te aplikoni prane njesise administrative ku keni regjistrimin, duke plotësuar nje formual tip per te përfituar nga nje prej skemave te strehimit social. Me pas ne përputhje me përmbushjen ose jo te kritereve te përcaktuara ne ligjin nr. 20/2018, do te vijohet me plotësimin e dokumentacionit perkates, kjo pasi Bashkia t’ju kete njoftuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet