Te drejtat e konsumatorit

Pershendetje,

Jam Elvjoni, kam bere nje blerje te disa elektroshtepiake dhe njera nga kto “frigoriferi” ka nje problem zhurme. Ka ardhur tekniku qe e dergoj dyqani shites e kontollon dhe me thote qe eshte normale. Te dhoma ku eshte frigoriferi flen persona qe me kan bere te ditur qe zhurma eshte shqetesuese dhe te zgjon, dhe vet e kam konstatuar qe nuk eshte normale.
Pas kesaj detyrohem, ta masja vet zhurmen me fonometer nga nje applikacion dhe kam konstatuar qe eshte me e lart sesa ajo e deklaruar ne speçifikat e produktit. Dyqani nuk me jep asnje zgjidhje,
Si mund te veproj, per ta nderruar produktin ose kthimin e cmimit te tij?
Ju faliminderit

Shendet.


Qytetari: E. M. Data: 29 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Te drejtat e konsumatorit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 30 te ligjit nr. 9902, date 17.04.2008 “Per mbrojtjen e konsumatoreve”, i ndryshuar, afati i garancise eshte 2 vite nga momenti i dorezimit te mallit. Çdo mospërputhje e dukshme, që konstatohet brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh, që nga data e dorëzimit të mallit, derisa të mos provohet ndryshe, prezumohet se ka ekzistuar që në kohën e dorëzimit, me përjashtim të rasteve kur ky prezumim është i papajtueshëm me natyrën e mallit ose me natyrën e mospërputhjes.
    Ne rast se shitesi nuk i pergjigjet kerkeses tuaj per nderrimin e produktit, rimbursimin e cmimit te paguar apo riparimin e produktit, nese jeni brenda afatit te garancise kontraktuale, Ju mund ta kerkoni ate ne menyre gjyqesore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet