Te drejta mbi banesen

Pershendetje,

Prinderit e mi kane nje apartament (ne emrin e babait) ku banojme te gjithe bashke, me nusen dhe dy femijet e mi. Prinderit e mi vendosen ta shesin apartamentin me rezultat familja ime te ngelet ne rruge. Pyetja ime eshte, a ka ndonje menyre qe ky apartment mos te shitet? A kam une ndonje te drejte ligjore, pasi edhe une kam punuar dhe kam shpenzuar? Faleminderit,


Qytetari: G. S. Data: 4 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Te drejta mbi banesen”

  1. 1

    Pershendetje.
    Nese prona eshte e regjistruar ne emer te babait tuaj, ju nuk keni asnje te drejte mbi kete prone. Babai juaj mund te disponoje sipas vullnetit te tij ne raport me pronen (pra ta shes, dhuroje, etj). Edhe po te provoni se ju keni kontribuar ne blerjen e shtepise, ne vleresimin tim, serish kjo nuk perben shkak ligjor per te kerkuar njohjen si bashkepronar dhe pjesetimin e sendit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet