Te denuarit qe perfituan 3 muaj leje nga Covid19

Pershendetje!
Kam nje pyetje, per te cilen doja te me ndihmonit me nje pergjigje. Te denuarit qe perfituan 3 muaj leje ne kete situate do te kthehen prape ne korrik apo ne tetor (per 6 muaj)? Dhe, ju lutem ku mund te bejme nje kerkese per qendrim me te gjate per punet buqesore? Faleminderit


Qytetari: D. K. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Te denuarit qe perfituan 3 muaj leje nga Covid19”

  1. 1

    Pershendetje,

    Akti Normativ nr.7, datë 23.3.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, parshikon se “Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dheluftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë”.

    Sipas akteve ne fuqi, gjendja e fatkeqesise natyrore perfundon ne daten 23 qershor 2020, date kjo e cila perkon edhe me afatin e perfundimit te lejes se te denuarve, dhe deri ne keto momente nuk kemi asnje njoftim tjeter, i cili sanksionon zgjatjen e gjendjes se jashtezakonshme. Ne te gjitha rastet, institucionet pergjegjese, Ministria e Drejtesise, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, IEVP-te do te njoftojne te denuarit te cilet kane perfituar nga leja, per cdo ndryshim ose cdo hap te metejshem.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, ne aktin Normativ nr.7, datë 23.3.2020, dhe ne asnje akt tjeter, nuk ekziston mundesia per “leje per arsye bujqesore”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet