Tarifat e sherbimit permbarimor

Pershendetje,

Sa % merr permbarimi per nje ekzekutim pensioni ushqimor ne shtet (psh shuma 1000 te reja ose 10000 leke te vjetra)?

Faleminderit


Qytetari: K. F. Data: 19 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Tarifat e sherbimit permbarimor”

  1. Pershendetje.

    Tarifat e sherbimit permbarimor ndryshojne varesisht llojit te sherbimit permbarimor, nese eshte shteteror apo privat. Per te dy sherbimet permbarimore, ka nga nje udhezim i cili percakton tarifat e aplikueshme. Konkretisht me ane te Udhezimit te perbashket te Ministrit te Drejtesise dhe te atij te Ekonomise Nr.385/7, datë 28.6.2017 percaktohen tarifat qe aplikohen nga Sherbimi Permbarimor Gjyqesor Privat. Me ane te Udhezimit te perbashket te Ministrit te Drejtesise dhe te atij te Ekonomise Nr.1276/5, datë 27.7.2017 percaktohen tarifat qe aplikon sherbimi permbarimor shteteror.

    Ne te dy rastet percaktuese ne vleren e tarifes fikse eshte vlera e detyrimit qe po ekzekuton permbaruesi. Ne rastin e pensionit ushqimor detyrimi llogaritet nga vlera e papaguar nga personi qe detyrohet te paguaje. Udhezimi per tarifat e sherbimit permbarimor privat, ne piken 3/d, percakton se vlera e ekzekutimit te detyrimit ushqimor, referuar tabeles ne piken 2, eshte 6000 Leke, per shumen e detyrimit qe ju citoni, ndersa sherbimi permbarimor shteteror nuk aplikon asnje tarife per ekzekutimin e detyrimit ushqimor.

    Ne cdo rast per qartesi mund te aksesoni udhezimet e mesiperme prane Qendres se Botimeve Zyrtare http://www.qbz.gov.al.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet