Tarifat e permbarimit privat

Pershendetje,

Cila eshte tarifa e ekzekutimit te pensionit ushqimor nga sherbimi permbarimor privat? A ka ndonje lehtesi fakti qe jam me urdher mbrojtje? Faleminderit,


Qytetari: F. S. Data: 25 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Tarifat e permbarimit privat”

  1. Pershendetje,

    Udhezimi nr.385/7, date 28.06.2017 “Per caktimin e tarifave per sherbimet e ofruara nga sherbimi permabrimor gjyqesor privat”, i ndryshuar (botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 139, viti 2017) percakton nje vlere fikse ne rastet e ekzekutimit te detyrimeve qe rrjedhin nga pensioni ushqimor.

    Ndersa sa i perket pyetjes tuaj te dyte, ne kete udhezim percaktohen se përjashtohen nga parapagimi i tarifës fikse të shërbimit përmbarimor privat:
    a) Një person fizik që paraqet për ekzekutim një vendim të marrë gjatë procedimit gjyqësor, ku personi ka qenë plotësisht ose pjesërisht i çliruar nga pagesa për ndihmë juridike ose pagesa e një tarife shtetërore, për shkak të paaftësisë paguese;
    Kjo tarife do te paguhet pas ekzekutimit dhe do t’i ngarkohet debitorit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet