Tarifa e depozitimit te ankimit

Pershendetje,

Dua te depozitoj nje ankim ne Gjykaten e Apelit me objekt ndryshimin e vendimit duke shtuar nje pike te re ne urdherin e mbrojtjes. Jam pala paditese dhe gjykata e faktit ka pranuar pjeserisht kerkesen time. A perjashtohem une nga pagesa e tarifave dhe shpenzimeve gjyqesore si viktime e dhunes ne familje? Ju faleminderit,


Qytetari: L. S. Data: 24 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Tarifa e depozitimit te ankimit”

  1. Pershendetje,

    Se pari, ju informojme se tarifa e depozitimit te ankimit eshte 200 leke.
    Se dyti, kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose ato qe jane ne kushte pamundesie ekonomike, gezojne te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Ne linkun ne vijim ju mund te gjeni formularet perkates per perjashtim nga tarifa, pasi t’i plotesoni kete formular ju mund ta paraqisni ne sekretarine gjykates formularin per perjashtim nga tarifa.
    http://www.drejtesia.gov.al/ndihma-juridike-e-garantuar-nga-shteti/

    Ne nenin 11 te Ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percaktohen kategorite e vecanta perfituese te ndihmes juridike, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të
    procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën
    diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.

    Ndersa ne nenin 12 te ketij ligji percaktohen kushtet e perfitimit te ndihmes juridike per personat me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet