Tapite e shtepive para vitit 1991

Pershendetje!
Shtepia qe kemi eshte e ndertuar para viteve ’90. Kete shtepi e kam te perbashket bashke me vellezrit e mi. Babai para se te vdiste me ka lene si trashegimi nje dhome nga kjo shtepi dhe nje pjese te truallit. Babai kete trashegimi ma ka lene me dokument te firmosur ne prani kryetarit te lagjes(siç ka qene atehere). Disa vite me vone, pasi na vdes babai, ne baze te tapise se vjeter te shtepise dhe ne baze te deklarates qe im ate ka leshuar, nxjerr nje leje ndertimi nga bashkia per te bere nje shtese ne truallin qe me ka lene babai, ngjitur me dhomen qe perseri e kam te trasheguar nga babai . Per te bere kete shtese une marr nje kredi, perseri ne baze te dokumentave qe kisha, te cilen une e pagova me pas . Pyetja ime eshte kjo: ne kete situate si mund te bej tapi shtepie, edhe per pjesen qe kam shtuar edhe per pjesen qe me ka lene babai ? Per pjesen e vjeter te shtepise per momentin nuk disponoj tapine e plote .Por disponoj dokumentin i firmosur nga babi im dhe nga kryetari i lagjes se asaj kohe, se bashku me lejen e ndertimin dhe dokumentat e kredise.
Faleminderit


Qytetari: P. a. Data: 14 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura administrative.

One response to “Tapite e shtepive para vitit 1991”

  1. 1

    Pershendetje. Nga pyetja juaj nuk eshte e qarte nese shtesen e keni bere pas viteve 1990, apo perpara. Nese eshte ndertuar pas viteve 1990, ajo i nenshtrohet rregullave te legalizimit, te cilat tashme rregullohen nga ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”. Konkretisht ky ligj parashikon: “Ndërtimet pa leje, për të cilat poseduesit nuk kanë aplikuar për legalizim deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, trajtohen nga ASHK-ja, kryesisht, gjatë proceseve të regjistrimit fillestar ose përmirësimit të zonës kadastrale apo nëpërmjet procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje.”
    Lidhur me regjistrimin e prones te ndertuar perpara vitit 1990, zbatohet ligji 20/2020 dhe VKM 827, dt.30.09.2020. Te drejten qe ta regjistroje ne emrin e tij e ka personi qe e posedon pronen. Pasuria regjistrohet ne emer te bashkesise ligjore, sipas dispozitave te Kodit te Familjes, pra ju dhe bashkeshortja juaj. Ju do te beni nje kerkese prane ASHK, e cila pasi ben verifikimet perkatese ne terren ju pajis me dokument pronesie per ndertesen dhe truallin deri ne 300 m. Per siperfaqe me te medha, ju mund te beheni pronar, por vetem kundrejt pageses.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet