Tapia e shtepise

Pershendetje,

Ju lutem me ndihmoni se nuk po marrim dot tapine e shtepise ku jetojme qe ne vitin 1979 dhe token qe e kemi marre me 7501. Konsultohuni me dokumentacionin bashkelidhur dhe me jepni nje pergjigje. Faleminderit,


Qytetari: M. C. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Tapia e shtepise”

  1. Pershendetje,

    Pasi u konsultuam me kthim pergjigjen e ASHK Drejtoria Vendore Shkoder, ne lidhje me truallin dhe ndertesen, ju orienton te aplikoni sipas VKM nr. 442, dt 18.07.2018, “Per percaktimin e kalimit te pronesise e te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, te ndertuara deri me date 10.08.1991 dhe trojet funksionale te tyre”, ku si objekt i kesaj VKM-je jane pasurite e paluajtshme te ndertuara deri me 10.08.1991, per te cilat nuk ka akte te fitimit te pronesise sipas nenit 193 te Kodit Civil.

    Ndertimet te cilat trajtohen ne perputhje me kete VKM, jane ndertimet:
    a) Të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;
    b) Të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë;
    c) Të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. (Ky i fundit shfuqizuar me ligjin nr. 20/2020)
    Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, fillojnë, ne rastin tuaj, duke iu drejtuar me kërkesë (ne perputhje me formularin tip te kerkeses miratuar me vkm 442, dt 18.07.2018) Drejtorise rajonale te ASHK-se Shkoder .
    Me pas organi perkates (ne kete rast Drejtoria vendore e ASHK-se) evidenton ne terren ndertesen dhe truallin funksional. Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues.
    Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, ne ambjentet e Drejtorise vendore te AShK-se (te vendit ku ndodhet pasuria e paluajtshme, ish ALUIZNI, ish ZVRPP-ja), si dhe faqet perkatese ne web. Per aplikim mund t’i Drejtoheni Zyrave te ADISA ose Drejtorise Vendore te ASHK Shkoder.

    Ne lidhje me siperfaqen e mbetur te pasurise X ZK. XXXX, nga pergjigja e ASHK-se Shkoder rezulton se kjo pasuri pozicionohet mbi nje pasuri te afishuar ne emer te nje personi te trete (sipas te dhenave ne shkrese). Nese rezuton se situata faktike e pasurise se personit te trete eshte e ndryshme nga ajo e afishuar, ne baze te Ligjit 20/2020 ASHK mund te kryeje rregullimin ligjor te ketyre situatave ne perputhje me kushtet, kriteret dhe procedurat e parashikuara ne ligj.
    Gjithsesi per t’ju dhene nje opinion me te sakte ne lidhje me situaten tuaj, do te duhet te konsultohet dokumentacioni qe dispononi.

    Per t’ju asistuar ne plotesimin e formularit tip (kerkeses) per kalimin e pronesise se objekteve te ndertuara para vitit 1991, si dhe konsultimin e dokumentacionit shkresor qe administroni, ju mund te paraqiteni prane Klinikes se Ligjit Shkoder Adresa: RR. Kole Idromeno, Siper Intesa Sanpaolo Bank, Kati i dyte.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet