Tapia e shtepise

Pershendetje,

Doja te dija nese dokumenti bashkelidhur pyetjes, qe kam marr nga hipoteka, eshte tapia e shtepise sepse nuk jam e sigurte per kete? Shume faleminderit,


Qytetari: I. H. Data: 8 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Tapia e shtepise”

  1. 1

    Pershendetje

    Dokumentacioni qe keni derguar bashkelidhur eshte vertetim nga dokumentat hipotekor. Ne nenin 19 te ligjit 111/2018 “Per Kadastren” percaktohet se “ Vërtetimi i pronësisë është akti zyrtar që lëshohet për të provuar se pronari ka depozituar dokumentet ligjore për regjistrim, por prona ndodhet në një zonë kadastrale që nuk i është nënshtruar ende regjistrimit fillestar”.

    Pra, vertetimi i pronesise eshte nje dokument zyrtar unik që Agjencia Shtetërore e Kadastrës lëshon për pronaret e pasurive të paluajtshme. Ky dokument leshohet deri ne momentin qe zona kadastrale ku ndodhet pasuria juaj t’i nenshkrohet rregjistrimit fillestar sistematik sipas nenit 30 te ketij ligji. Me perfundimin e ketij procesi teknik qe lidhet me ligjerimin perfundimtar te rregjistrimeve (per te cilin ju do te njoftoheni publikisht dhe do te keni mundesi per te konsultuar te dhenat e pasurise tuaj), atehere do te mund te pajiseni nga ASHK-ja me “certifikate pronesise” mbi pasurine.  

    Mbi bazen e ketij dokumenti zyrtar (vertetim nga rregjistrat hipotekor) te leshuar nga Drejtoria Vendore e ASHK-se, ju mund te kryeni cdo veprim mbi pasurine tuaj, ta shisni, ta dhuroni, ta kembeni, ta lini hipoteke ne banke, etj. Nisur nga gjendja ligjore ne te cilen eshte aktualisht regjistrimi i pasurise tuaj, ky dokument mund te konsiderohet si “tapia e shtepise”.

    Faleminderit, 

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet