Takse pronesie

Pershendetje!

A paguhet takse per truallin nese ke ne pronesi nje toke “kullote” dhe nje toke “pyjore” sepse me sapo lexoj ne ligjin e taksave vendore flitet vetem per takse te tokes bujqesore? Po kur prona kalon nga nje person, tek trashegimtaret e tij a paguhet takse? Faleminderit


Qytetari: E. V. Data: 15 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Takse pronesie”

  1. 3

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 9 te ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, ne taksen mbi pasurinë e paluajtshme, përfshihen:
    – taksa mbi ndërtesat;
    – taksa mbi tokën bujqësore;
    – taksa mbi truallin.

    Ne kuptim te ketij ligji, termi “tokë bujqësore” është toka e përcaktuar si e tillë në regjistrin e zyrave të regjistrimit të pasurisë. “Toke bujqësore” është sipërfaqja e tokës e zëne me bimët e arave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtat.
    Toke “truall” eshte nje siperfaqe toke (jo toke bujqesore, jo hapesire publike) qe ndodhet brenda vijes kufizuese te ndertimit, e percaktuar nepermjet dokumenteve ligjore te planifikimit, te miratuara per te ndertuar mbi te.

    Ne lidhje me pyjet dhe kullotat, aplikohet tarifa vendore sipas VKM nr. 391. date 21.06.2006 “Per percaktimin e tarifave ne sektorin e pyjeve dhe kullotave”, te ndryshuar.

    Taksa mbi pasurite e paluajtshme eshte e ndryshme nga Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme. Kjo e fundit vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
    Nese prona kalon te trashegimtaret si pasoje e aktit te deshmise se trashegimise, ne momentin e regjistrimit te ketij akti nuk paguhet takse per kalimin e se drejtes se pronesise. Por pas kalimit te pronesise ne emer te tyre, ata jane te detyruar te paguajne taksat mbi pasurine e paluajtshme sipas legjislacionit te sipercituar.
    Ne baze te nenit 29 te Ligjit 9632/2006 (i ndryshuar), përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme: b) personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet