Taksa mbi kalimin e pronësisë se prones

Pershendetje,

Kam lidhur nje kontrate sipermarrje me ndertuesin qe ne vitin 2019. Se fundmi ne vitin 2021 ka dalur hipoteka e prones dhe per marrjen e saj, ndertuesi me kerkon qe te bej pagesen e siguracionit (te cilen e kam bere) dhe pagesen e takses mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme (me vlere 1000 L per m2). Jam i interesuar te di se, sipas ligjit, kujt i takon per ta paguar kete takse, ndertuesit apo bleresit?

Ju faleminderit,


Qytetari: M. M. Data: 14 September , 2021, Kategoria: Taksa dhe tatime.

One response to “Taksa mbi kalimin e pronësisë se prones”

  1. 1

    Pershendetje
    Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie.

    Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme (ne rastin tuaj ndertuesi), përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi, pervec prastiti nese ju e keni percaktuar ndryshe sipas nje marreveshjeje qe keni rene dakort.

    Sipas udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme” percakton se : Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues vetëm të “taksës” vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet