Taksa e truallit

Pershendetje,

Ne vijim te pyetjeve te meparshme, kush e ka detyrimin per pagimin e takses se truallit, bashkepronaret e truallit apo subjekti qiramarres? Kur taksa e truallit nuk eshte e paguar nder vite, cfare penalitetesh mund te kemi, pervec gjobes? Kur ka hyre ne fuqi taksa e truallit ne Shqiperi? (kur ka nisur aplikimi i kesaj takse). Ju faleminderit per pergjigjet tuaja,


Qytetari: s. t. Data: 28 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Taksa e truallit”

  1. 2

    Pershendetje,

    Taksa e truallit aplikohet qe nga data 1 Janar 2016. Taksa e truallit paguhet nga vete pronari ose perdoruesi i truallit prane DPTTV (Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave vendore), ne mbeshtetje te ligjit 9632, date 30.10.2006,”Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.

    Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në m2, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.  Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli.

    Ne varesi te qellimit te perdorimit te truallit, per qellime banimi ose biznesi dhe kategorise se bashkise ku ndodhet trualli, aplikohet edhe niveli perkates tregues i takses se truallit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet