Taksa e truallit ku paguhet

Pershendetje,

Une, ne bashkepronesi me 10 persona te tjere, kemi nje truall 2600 metra katror qe ia kemi dhene me qira nje subjekti …une i kerkoj zyres e taksave prane bashkise qe te me pajise me nje fotokopje te pageses se takses se truallit, si dhe kopje te kontrates qe ka subjekti me ne pronaret, por drejtoria e tatim taksave nuk me jep asgje me pretendimin se nuk ka paguar takse trualli. Ju lutem ku mund ta gjej se ku paguhet taksa e truallit, si dhe te siguroj nje kopje te kontrates ndermjet bashkepronareve dhe subjektit qiramarres? Ciles ministrie apo institucioni duhet t’i drejtohem sepse ato te taksave jane te blere nga familjaret qe te mos me japin informacion? Faleminderit,


Qytetari: C. T. Data: 14 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Taksa e truallit ku paguhet”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    1. Taksa e truallit paguhet nga vete pronari ose perdoruesi i truallit prane DPTTV (Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave vendore), ne mbeshtetje te ligjit 9632, date 30.10.2006,”Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar. Nga sa parashtroni, ju i jeni drejtuar Drejtorise Vendore te Tatimeve, nderkohe qe taksa e truallit administrohet dhe mblidhet nga Bashkia dhe shkon ne buxhetin e Bashkise te vendit ku ndodhet prona juaj e paluajtshme. Taksa e truallit aplikohet ne faturen e UKT-se dhe paguhet se bashku me kete fature. Ne perputhje me termat rene dakort ne kontrate, ju duhet te keni percaktuar dhe se kush nga palet do e paguaje kete takse.
    2. Ne parim, duke qene ne cilesine e bashkepronarit ju duhet te kishit nje kopje te kontrates se qirase, vetem nese ju si bashkepronare keni leshuar prokure ndonjerit prej bashkepronareve te tjere per firmosjen e saj. Kopjet e kontrates se qirase behen nga nje per sejcilen pale, duke perfshire dhe nje kopje te cilen e mban noteri, nese ju e keni bere kontrate noteriale.

    Nje arsye qe ju mund t’i drejtoheni Drejtorise Vendore te Tatimeve, e cila administron tatimin ne burim, ne masen 15% te cmimit te qirase, eshte per te verifikuar nese kjo kontrate qiraje eshte e deklaruar prane organeve tatimore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet