Taksa e kalimit te pronesise

A paguhet taksa per kalimin e pronesise per rastin kur behet kalimi i pronesise me vendim gjykate nga nje person i familjes tek tjetri ne rastin konkret nga femija tek prindi?


Qytetari: M. A. Data: 28 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Taksa e kalimit te pronesise”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nga ajo qe ju parashtroni te lini te kuptohet se kemi te bejme me 2 momente: 1. njohja e prones me vendim gjykate dhe me pas 2. eshte bere kalimi i pronesise eshte bere nepermjet dhurimit, e cila kryeht me Kontrate dhurimi perpara noterit publik.
    Nese jemi ne kushtet ku prona ju eshte njohur juve me vendim gjykate dhe ju me pas keni bere kalimin e pronesise me akt dhurimi tek nje pjestar i aferm i familjes, ne kete rast ne mebshtetje te Udhezimit nr. 5, date 30.01.2006, i ndryshuar “Per tatimin mbi te ardhurat”, Në pikën 2.4 “Të ardhura të përjashtuara”, pas nënpikës 10 shtohet nënpika 10.1 me këtë përmbajtje:
    “10.1 Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.
    Vetem ne kete rast perfituesi perjashtohet nga taksa e kalimit te pronesise. Per te gjitha rastet e tjera veprohet ne perputhje me me Udhezimin e perbashket nr. 29, dt. 30.07.2018 “Per tatimin e kalimi te se drejtes se pronesise se paluajtshme”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet