Takimi i femijes me prindin jokujdestar

Pershendetje. Nese femija refuzon te takohet me prindin jokujdestar, atehere nga ana ligjore nuk ka problem apo vendimi ekzekutohet ne rruge permbarimore dhe behet shoqerimi i femijes nga sherbimi permbarimor.


Qytetari: L. F. Data: 25 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Takimi i femijes me prindin jokujdestar”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ekzekutimi i vendimeve te tilla, te cilat konsistojne ne takimin me njerin prej prinderve ne perputhje me vendimin e gjykates (pra shpeshtia e takimit, vendi i takimit, oraret dhe ditet) zakonisht per shkak te natyres se tyre jane te veshtira per tu ekzekutuar nese nuk ka dakoresine e paleve. Zakonisht gjate ekzekutimit te vendimeve te tilla pervec organit perkates permbarimor duhet te jete prania e nje psikologu. Nese jeni ne kushtet ne te cilat ju parashtroni, nuk parashikohet asnje dispozite ligjore e cila te pashikoje detyrimin e femijes, nese ai refuzon takimet, nga permbarimi per te kryer takimet perkatese.
    Gjykoj se ne kete situate e vetmja zgjidhje eshte te bisedohet me femijen nepermjet prindit te cilit i eshte lene per rritje edukim, ose/dhe te kerkohet prania e nje psikologu nese do te jete e nevojshme.
    Forcerisht i mituri nuk mund te detyrohet te kryeje takimet ne kushtet kur ai refuzon nje gje te tille.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet