Sugjerim

Pershendetje! Mund t’ju pyes nese mund te behet heqje dore nga pasuria dhe kalimi i pasurise tek nje i trete nepermjet nje prokure te posacme te leshuar nga ana ime? Faleminderit,


Qytetari: E. K. Data: 17 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Sugjerim”

  1. Pershendetje,

    Kodi Civil parashikon se heqja dorë nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri, është e vlefshme kur bëhet me akt noterial e regjistrohet. Ju duhet te parqiteni prane nje noteri dhe te hartoni deklaraten noteriale. Me pas, qe kjo procedure te jete e vlefshme duhet realizuar regjistrimi perkates prane ASHK. Aplikimin per rregjistrim mund ta realizoni online nepermjet portalit e-Albania, ku pervec aplikimit dhe pagimit te tarifes perkatese duhet te dorezoni edhe dokumentacionin e meposhtem:
    1.Harten treguese te pasurisë
    1.Aktin noterial për heqje dorë nga pronësia
    2.Kartelaen e pasurisë
    2.Certifikatën e pronësise.

    * Pasuria e paluajtshme e tjetersuar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit (Tatimi i kalimit të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme) pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet