Statusi i jetimit

Pershendetje, Si mund te marr statusin e jetimit per vajzen? Faleminderit,


Qytetari: N. T. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Statusi i jetimit”

  1. 1

    Përshëndetje!

    Statusin e jetimit e përfitojnë të gjithë personat me moshë nga 0-25 vjeç që kanë kaluar ose jo nëpër institucionet shtetërore apo private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:
    – Janë të lindur jashtë martese;
    – Nuk kanë gjallë asnjë nga prindërit;
    – U është hequr e drejta prindërore për të dy prindërit me vendim të formës së prerë të gjykatës, ose e njërit prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
    – Që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.

    Statusi i jetimit jepet nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), nga një komision specialistësh në nivel drejtorie në përbërje të të cilit është dhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë.

    Dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e statusit të jetimit, i cili dorëzohet pranë Zyrave Rajonale të Përkujdesit Shoqëror është:
    a. Çertifikatën e lindjes së personit
    b. Dokumentacionin që vërteton trajtimin e tyre nga institucionet publike a privatetë përkujdesit shoqëror (shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës ) nëse janë sistemuar në këto institucione.
    c. Çertifikatën e vdekjes së të dy prindërve, nëse asnjëri prej tyre nuk është gjallë.
    d. Vendimin e gjykatës së formës së prerë për rastin e heqjes së të drejtësprindërore të të dy prindërve ose të njërit prind, kur prindi tjetër nuk jeton.
    e. Vendimin e gjykatës që deklaron të braktisur fëmijën nga të dy prindërit, ose nganjëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton.
    f. Për rastet e përcaktuara në pikat “d” dhe “e” dorëzohet dhe certifikata e vdekjes së prindit.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi per sa shpjegohet me siper, Jeni te lutur te na kontaktoni ne numrin jeshil per keshillim ligjor falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet