Pershendetje! Ne mars te ketij viti bera celebrimin me nje shtetas amerikan. Per arsye mosperpurthjeje dhe probleme ne marredhenie dua divorcin. Doja te dija,si nje 26 e papunesuar nese shteti jon siguron ndihme per avokate te garantuar nga shteti (pa pagese nga ana ime), dukeqenese familjaret e mi nuk jane dakort dhe nuk me gjenden perkrahje. Gjithashtu, doja te dija nese, mbas divorcit, ne rast se me duhet te terheq dokument ku provohet qe une jam single, del statusi i divorcuar apo single? Faleminderit 🙂
One Response
Pershendetje,
Mbeshtetur ne nenet 11 dhe 12 ligjin nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, mund te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike pareore per te perfituar sherbim ligjor falas.Ndihme juridike paresore dhe dytesore jepet per pensonat te cilet provojne se jane me te ardhura te pamjaftueshme ose jane pjese e kategorive te veçanta, per me teper informacion linku ne vijim: https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/LIGJ-nr.-111-2017-date-14.12.2017.pdf
Pas zgjidhjes se marteses dhe regjistrimit te vendimit ne gjendjen civile ju do te dilni me statusin “e divorcuar”.
Faleminderit!