Status invalidi

Pershendetje,

Doja te pyesja nese jane te detyruar personat me aftesi te kufizuara te marrin pjese ne konkurim per punesim sic eshte Portali Infermier per Shqiperine, kur ata jane te kualifikuar me Bachelor+Master+License ushtrimi profesioni ne degen e Infermierise? …nderkohe qe ligji eshte qe personat me aftesi te kufizuara kane te drejte te punesohen ne 1 ne cdo 25 persona ne institucionet shteterore. Faleminderit,


Qytetari: K. Z. Data: 6 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Status invalidi”

  1. Pershendetje
    Nese behet fjale per pozicione te cilat rregullohen nga Ligji nr.157/2013 “Per Nepunesin Civil”. Ky ligj parashikon se cdo person qe ploteson kriteret, duhet te kaloje ne procedurat e konkurrimit per t’u pranuar ne sherbimin civil. Sipas nenit 1 te ketij ligji, Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
    a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
    b) Vlerësimi i kandidatëve. (testi me shkrim dhe intervista me goje)
    Fakti se ju jeni person me aftesi te kufizuara nuk ju perjashton nga procedura e konkurrimit pasi ajo eshte e detyrueshme per te gjithe. Vetem pasi ju te kaloni procedurat e konkurrimit dhe te shpalleni fitues, atehere ligji ka caktuar perparesi per kategorine ku ju beni pjese.
    Ne baze te nenit 13 te ketij ligji, Kandidatët me pikë të barabarta renditen sipas këtyre kritereve:
    a) Në rast se njëri prej kandidatëve përfshihet në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, atëherë ai përzgjidhet i pari në raport me kandidatin tjetër;

    Ne vleresimin tim, Ligji “Per Nxitjen e Punesimit” te cilin ju e keni cituar ne parashtrim te pyetjes tuaj, nuk ka fuqi vepruese mbi “Ligjin per Nepunesin Civil” dhe punonjesit e administrates publike.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet