Pyetje sqaruese mbi paketat e ndihmes financiare

Pershendetje,

Kemi nje biznes ne Tirane rrobaqepsi dhe shitje kepucesh. Ne NIPT kemi pas dhenie me qera te sendeve per dasma dhe gezime. Te gjithe keto kane qene te mbyllura. Me VKM na takonte trajtimi me paketen 1 po çuditerisht na trajtuan me paketen 2. Si shpjegohet? Faleminderit,


Qytetari: P. G. Data: 10 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje sqaruese mbi paketat e ndihmes financiare”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ju nuk keni perfituar sipas paketes se ndihmes financiare nr.1, pasi biznesi juaj nuk ka qene i ndaluar ne zbatim te urdhrave te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale qe te ushtroje aktivitetin gjate periudhes se epidemise (ketu i referohem rrobaqepsise). Fokusi i paketes se dyte financiare, nder te tjera, ishin punonjesit e bizneseve te lejuara (si ne rastin tuaj), te cilat jane gjendur ne veshtire financiare (xhiro e ulet) per shkak te masave te marra ne kuader te COVID-19.

    Ndihma financiare, për të punësuarit, në shumën 40.000 leke, mbulon periudhën prill – qershor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet