Sqarime mbi pagesën e vjetërsisë në pune

Përshëndetje,

Nëse është e mundur duam një sqarim nga ana juaj mbi njohjen e vjetërsisë në punë për pagesë (2% për çdo vit pune në total). Interesohem te di nese përfshihen në vjetërsi pune:
1. Shkolla e Lartë;
2. Kontributet vullnetare (derdhje e kontributeve);
3. Kontribute të derdhura si bujk privat? Jam në pritje të përgjigjes suaj, Shumë faleminderit!


Qytetari: r. n. Data: 17 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sqarime mbi pagesën e vjetërsisë në pune”

  1. Pershendetje,

    Periudha e sigurimit si e vetepunesuar ne bujqesi njihet si kontribut per efekt pensioni. Kjo dmth qe duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si i vetepunesuar, ju jeni e siguruar për të përfituar nga Ligji i Sigurimeve Shoqërore dhe nga Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

    Por kjo periudhe sigurimi nuk njihet si vjetersi pune per efekt te shteses per vjetersi pune ne page, per kategorine e nenpunesve civil dhe nenpunesve te institucioneve te tjera shteterore (shiko VKM 187, datë 8.3. 2017, te ndryshuar). Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vjetërsia e përgjithshme në punë e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet