Sqarim

Pershendetje!

Pas disa problemeve qe im ate ka patur me bashkeshorten, ajo eshte larguar me deshire duke marre ne vehte sendet shtepiake dhe makinen qe eshte ne pronesi te babait. A duhet t’i merrte sendet shtepiake pa u bere divorci? Dhe a duhet t’i kthehet makina babait? Theksoj qe denoncim kemi bere dhe nuk po marrim dot zgjidhje. Faleminderit,


Qytetari: S. R. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sqarim”

  1. Pershendetje!

    Ju duhet qe t’i drejtoheni gjykates me padi per zgjidhje martese, duke kerkuar pjestimin e pasurise ne bashkesine ligjore sipas Nenit 103 te Kodit te Familjes. Makina eshte pasuri e cila kualifikohet si pasuri e bashkesise ligjore dhe njesoj si cdo pasuri tjeter, do t’i nenshtrohet procedures se pjesetimit ne gjykate. Gjate ketij gjykimi, ju mund te kerkoni edhe sigurim padie, per sendet objekt pjestimi pasuror, per shembull duke kerkuar kthimin e menjehershem te sendit (makines) dhe mosperdorimin e saj nga asnje prej paleve apo nga bashkeshortja deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor me vendim te formes se prere.

    Ne rast se nuk doni nderkohe te zgjidhni martesen, por keni si interes primar vetem pjesetimin e pasurise mund ta kerkoni kete sipas Nenit 98 te Kodit te Familjes, duke provuar pra gjykates njerin prej kushteve te kerkuara sipas ketij Neni:
    – në rast paaftësie dhe administrimit të keq të njërit prej bashkëshortëve,
    – kur mënyra e administrimit të pasurisë prej tij vë në rrezik interesat e bashkëshortit tjetër ose të familjes,
    – ose kur njëri nga bashkëshortët nuk kontribuon për nevojat e familjes, në proporcion me gjendjen e tij dhe me aftësinë për punë dhe
    – kur ka ndodhur një pjesëtim faktik i pasurisë në bashkësi

    Duhet te mbani parasysh se keto sugjerime vlejne per rastin kur bashkeshortet jane nen regjimin pasuror te bashkesise ligjore, pra nuk kane nenshkruar kontrate per te percaktuar regjimin e pasurive te ndara. Ne cdo rast, ju keshillojme qe te angazhoni nje avokat per procedurat qe duhet te ndiqni.

    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet