Sqarim rreth njoftimit te gjykimit ne Gjykate Apeli

Pershendetje,

Kam fituar nje gjyq ndaj Bashkise Berat per heqje te padrejte nga puna. Ceshtja ka shkuar ne Gjykaten e Apelit Vlore qe ne Qershor 2019 dhe qe nga ajo kohe nuk kam marre asnje pergjigje.  Kur mund te marr nje pergjigje per gjykimin e kesaj çeshtje? Faleminderit,


Qytetari: M. Z. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Sqarim rreth njoftimit te gjykimit ne Gjykate Apeli”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje!

    Ne lidhje me problematiken tuaj mund te dergoni nje e-mail ne adresen zyrtare te Gjykates se Apelit Vlore, ku do te merrni pergjigje zyrtare nga personat pergjegjes.
    E-mail: apelivlore@hotmail.com
    Gjithashtu mund te konsultoheni me listat e shortit te perditesuara prane ambienteve te Gjykates se Apelit, si dhe prane sekretarise se Gjykates, duke shkuar personalisht nga dita e hene ne te premte.

    Gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    Ju duhet te interesoheni vete prane Gjykates se Apelit Vlore, ne lidhje me vonesat e tejzgjatura per gjykimin e ceshtjes suaj. Duke qene se veprimtaria e gjykatave per momentin eshte pezulluar, ju mund te kerkoni informacion duke drejtuar nje kerkese me ane te sherbimit postar.

    Ne rast se ndodheni te rrethana te veshtira ekonomike, familjare apo shendetsore, nepermjet perfaqesuesit tuaj ligjor, ju mund te beni edhe nje “kerkese per pershpejtim” te procesit, duke i bashkelidhur edhe provat perkatese qe justifikojne rrethanat tuaja.

    Faleminderit

  3. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Marrja e informacionit, lidhur me ecurine e procesit civil ne Gjykaten e Apelit Vlore, mund te behet lehtesisht nepermjet faqes zyrtare ne internet “www.gjykata.gov.al”. Eshte lehtesisht e aksesueshme nga te gjithe personat.

    Gjithe te mirat!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet