Sqarim per vendim prishjeje ndertimi pa leje dhe gjobe

Pershendetje,

Menjehere mbas vdekjes se babait ne vitin 2015 , xhaxhai im synon qe te na marri 220 m nga toka jone qe eshte e perbere ne total nga 480 m2. Para se te vdiste babai ka bere nje mur rrethues per te bere ndarjen e tokes. Tani xhaxhai na ka paditur per ndertim pa leje per murin ndares, pasi pengon qellimin e tij per marrjen e tokes tone. Toka eshte ne proces legalizimi qe nga viti 2016. Kemi vendim te formes se prere te apelit qe te mos denohemi ne lidhje me murin rrethues. Nderkohe tani ne prill te 2020 na erdhi inspektoriati i mbrojtjes se territorit me nje vendim prishjeje dhe nje vendim gjobe. Muri ka mbi 5 vite qe eshte bere dhe e ka bere babai kur ka qene gjalle. Te gjitha keto vijne prej denoncimeve te njepasnjeshme qe ben xhaxhai me qellim qe te perfitoje token tone, me arsyetimin se eshte toke shteti, por ate toke shteti e ka blere, mirembajtur, punuar babai im, nderkohe qe babai im i ka falur dhe token ku ai ka ndertuar shtepine sepse ishte ne veshtiresi ekonomike.

Shpresoj te na jepni nje pergjigje nese inspektorjati ka vepruar ne baze te ligjit dhe nqs mund te denohet nje person kur veprimin e ka kryer nje person qe ka vdekur?
Faleminderit


Qytetari: M. H. Data: 19 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sqarim per vendim prishjeje ndertimi pa leje dhe gjobe”

  1. Përshëndetje,

    Në pyetjen tuaj, ju shtroni disa problemtika dhe informacioni që keni përcjelle nuk është i plotë.
    Në lidhje me konstatimin tuaj, se “Toka eshte ne proces legalizimi qe nga viti 2016”, ju bëj me dije se pasuria e paluajtshme, e llojit “truall”, nuk i nënshtrohet procesit të legalizmit, dhe ju nuk mund të fitoni ose të keni fituar pronësinë e te gjithe truallit qe posedoni nëpërmjet procesit të legalizmit. Nga të dhënat që ju përcillni, ju duhet të jeni në process legalizimi për ndërtesën (banesën tuaj), të ndërtuar pa leje, mbi një truall që nuk është i juaj (nëse kontatimi është i gabuar, lutemi të na korrigjoni), dhe sipas asaj që ju thoni është pasuri e paluajtshme “shtet”. Ju nuk jeni pronar i parcelës ndërtimore dhe në momentin që ju përfitoni aktin legalizimin e ndërtimit nga ASHK-ja, kjo shërben edhe si akt i kalimit të pronësisë mbi truallin e parcelës. (për të cilat duhet të paguani faturat përkatëse dhe të plotësoni dokumentacionin përkatës). Gjithsesi në rastin e ndërtimeve pa leje, me funksion banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për të cilën kalohet e drejta e pronësisë, mund të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast, jo më e madhe se 500 m2.
    Në situatën dhe gjendjen aktuale juridike, ju nuk jeni pronar i sipërfaqes ndërtimore, dhe as i oborrit apo truallit përreth.
    Në lidhje me konstatimin e dytë, se në “ prill te 2020 na erdhi inspektoriati i mbrojtjes se territorit me nje vendim prishjeje dhe nje vendim gjobe”, ju bëj me dije se për sa kohë IMT, konstaton ndërtim pa leje (sic është muri rrethues, për të cilën nevojitet leje përkatëse), po ashtu në truall me pronar “shtet”, atëherë ajo mund të dalë me vendim “prishje” dhe “gjobë”. Posedues i ndërteses dhe i truallit, së bashku me murin rrethues tashmë jeni juve. Në praktikën e IMT, ju jeni njoftuar për “ekzekutimin vullnetar të vendimit të IMT-se”, për prishjen e murit rrethues. Gjithsesi nëse nuk jeni dakort, me vendimin e “prishjes” dhe “gjobën”, ju keni të drejtën e ankimit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet