Sqarime ne lidhje me procesin e zgjidhjes se marteses

Pershendetje,

Kam nevoje te di rrugen me te shkurter qe duhet te ndjek per te zgjidhur martesen dhe sa me kushton? Zgjidhje martese pa asnje problem, pa femije dhe me mirekuptim mes paleve. Faleminderit


Qytetari: A. H. Data: 3 December , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Sqarime ne lidhje me procesin e zgjidhjes se marteses”

  1. Pershendetje,

    Zgjidhja me e thjeshte e martesës eshte ajo me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, e cila bazohet në një marrëveshje reciproke, të përbashkët të tyre dhe qe ka për qëllim dhënien fund të martesës.
    Procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët përcaktojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre. Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë nga bashkëshortët personalisht ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë. Me kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje në të cilën të jetë parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës, të cilat janë:
    – Lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur dhe përcaktimin e të ardhurave për rritjen dhe
    edukimin e tyre (në rastin tuaj nuk është e nevojshme)
    – Kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit nevojtar.
    – Rregullimin e marrëdhënieve pasurore midis bashkëshortëve.

    Projektmarrëveshja hartohet në një zyrë noterie. Gjykata ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën e dy bashkëshortëve. Nëse gjykata bindet për sa më sipër, vendos zgjidhjen e martesës dhe në të njëjtin vendim miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet