Nje vendim gjykate per nje ndertim paleje mbi pallatin tone, denoj shkelesin me 100 ore pune. Ne kerkonim nga gjykata dhe prokuroria qe te merrnin vendim edhe per prishjen. Kur i pyetem pse nuk u morr vendim per prishje, na thane qe duhet te drejtoheni ne organet kompetente te bashkise. Eshte ne regull vendimi ne lidhje me kerkesen tone? Si duhet te veprojme dhe kujt duhet t’i drejtohemi per prishjen e kesaj shtese pa leje?
Faleminderit per mirkuptimin.
3 Responses
Kjo është një çështje delikate juridikisht.
Vendimi juaj është një vendim penal dhe gjykata nuk ka pasur në objekti e gjykimit prishjen e shtesës.
Gjatë kohës së ndërtimit pa leje IMT ose IKMT mund/duhet të kenë marrë Vendim gjobe dhe masë administrative plotësuese “Pezullimin e punimeve”, si dhe prishjen e ndërtimit pa leje.
Në rast se IMT ose IKMT kanë marrë masa administrative atëherë duhet të interesoheni të ekzekutohen (sepse në praktikë ndodh që IMT/IKMT marrin masa administrative dhe nuk i ekzekutojnë).
Në rast se IMT pranë Bashkisë nuk ka marrë një masë të tillë, atëherë duhej të ngrini padi në gjykatë “Kallëzim i një punimi të ri”, “Pushimin e cenimit të bashkëpronësisë” si dhe “Prishjen e ndërtimit/shtesës”. Me këtë padi fitimi i gjyqit dhe prishja e objektit janë të sigurta, por duhen pasur parasysh afatet e ngritjes së padisë.
Megjithatë edhe në qoftë se keni dalë jashtë afateve ligjore për t`iu drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Civile), keni te drejtë t`i drejtoheni IMT-së, pranë Bashkisë Tiranë të marrë masën administrative të prishjes së shtesës. IMT-ja e ka detyrim ligjor të nxjerrë një akt administrativ për prishjen e ndërtimit/shtesës. Në rast se nuk e nxjerr atëherë mund t`i drejtoheni Gjykatës Administrative kompetente me kërkesë-padi për “Detyrimin e IMT-së për të nxjerrë aktin administrativ”, si dhe mund të bëni kallëzim penal kundër inspektorëve të IKMT-së për “Shpërdorim Detyre”. Kallëzimin penal për inspektorët e IMT-së mund ta bëni edhe në rast se kanë pasur dijeni për ndërtimin pa leje, mbi bazën e një ankesë/kërkese nga ana juaj, dhe nuk kanë vepruar për marrjen e masave administrative. Megjithatë në këtë rast ka një problem juridik, pasi personi mund ta ketë futur në “Proces Legalizimi” dhe IMT-ja mund të kthejë përgjigje që nuk vepron dot, pasi shtesa është në proces legalizimi.
Në rast se shtesa futet në proces legalizimi duhet të ngrini kërkesë-padi në Gjykatë për “Përjashtim nga Legalizimi” dhe “Prishjen e ndërtimit/shtesës”, pasi bie në kundërshti me rregullat e bashkëpronësisë (neni 200, 203, 209 – 215 të Kodit Civil).
Persa i perket vendimit te gjykates ajo nuk mund ta shprehi ne vendimin perfundimtar vendimin per prishje pasi gjykata shprehet per aq sa kerkon dhe ne rastin konkret i eshte kerkuar te shprehet per vepren penale te ndertimit pa leje te bere nga ana e shkelesit.Nuk ka si gjykata te marre vendim prishje pasi kete vendim e merr Inspektoriati Mbrojtjes se Territorit i cili mban akt-konstatimin per shkeljen e bere, procesverbalin e gjobes dhe ne fund vendimin e prishjes se objektit dhe me pas ia referon prokurorise. IMT eshte organi fuqiplote ne keto momente i cili duhet te veproje per te prishur shtesen pa leje.
Gjykata ne rastin tend ka vendosur vetem per anen penale, pasi ka denuar fajtorin, ndersa per anen civile me ane te ketij vendimi mund ti drejtohesh Inspektoriatit te Vendore te Mbrojtjes se Territorit(IVMT) ose Inspektoriatit te Kombetare te Mbrojtjes se Territoritme(IKMT) kerkese zyrtare me objekt Prishjen e ndertimit informal.Eshte ne kompetence te IVMT dhe IKMT qe te marri masen e prishjes qe ne rastin tend gjykoj se eshtee drejte.