Një akt dhurimi që është dhënë për një sipërfaqe të caktuar, a mund të përdoret mbas 11 vitesh, kur kam fituar me trashëgimi dhe legalizim një sipërfaqe tjetër, vite më vonë?
Përshëndetje,
Nëse ju keni përfituar një pasuri nëpermjet aktit të dhurimit, e cila është pranuar dhe ka hyrë në fuqi, bazuar në nenin 761 të Kodit Civil:Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon. Nëse kontrata e dhurimit është e vlefshme sipas dispozitave 761-771 të Kodit Civil, dhe nuk ka shkaqe të cilat e bëjnë të pavlefshme, pasuria e cila është vendosur në aktin e dhurimit pavarësisht përdorimit të saj në atë moment apo vite me vonë, ajo njësoj është e vlefshme.
Nëse po i njëjti subjekt është përfitues nga trashëgimia e personave të cilët i kanë dhuruar pasurin me akin e dhurimit, nga kjo pasuri që do të trashëgohet nuk do të përfshihet pasuria e dhuruar. Subjekti nëse është trashëgimtar ligjor apo testamentar referuar dispozitave ligjore të Kodit Civil, do të jetë përfitues dhe i kësaj pjese të pasurisë.
Për ta theksuar se pavarësisht përdorimit apo jo, sendi i dhuruar nuk mund të përfshihet në pasurine trashëgimore dhe të përdoret nga trashëgimtarët kur akti i dhurimit ka qënë i vlefshëm. Gjithashtu nëse ju është legalizuar ndërtesa apo keni përfituar pasuri të tjera që ndodhen në sipërfaqen e tokës të dhuruar, kjo nuk ndikon në dhurimin apo perjudhën kohore të përdorimit të saj.
Ju faleminderit!
One Response