Sqarim mbi pagesën e vjetërsisë në pune

Pershendetje,

Ju lutem na sqaroni nëse per pagesen e vjetersise ne pune sherben (eshte e mjaftueshme) LIBREZA E PUNES apo punonjesit duhet te sjellin patjeter VERTETIME NGA E-ALBANIA apo ISSH?????
Ju pyesim pasi punonjesit kane veshtiresi per nxjerrjen e vertetimeve nga ISSH ku nuk marrin dot pergjigje!

Faleminderit per vemendjen. Jemi ne pritje te pergjigjes suaj


Qytetari: r. n. Data: 12 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sqarim mbi pagesën e vjetërsisë në pune”

  1. Pershendetje
    Libreza e punes percakton historikun e marredhenieve te punes, daten e fillimit dhe te mbarimit ne nje pozicion pune te caktuar ne nje punedhenes te caktuar. Pra, permes librezes se punes dokumentohet vjetersia ne pune.
    Ne lidhje me vertetimet, ju bejme me dije se secili punonjes mund t’i marre nepermjet aplikimit ne portalin e-Albania ose duke u paraqitur ne zyrat ADISA-s ne qytetin ku banojne (ne rast se kane probleme me aksesimin e sherbimeve ne portalin e-Albania).
    Vertetimet sherbejne per te konfirmuar pagimin e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga punedhenesi per vitet e punes qe konsiderohen per efekt vjetersie ne pune, ndaj vleresoj se jane te nevojshme per t’u administruar. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet