Sqarim mbi blerje trualli

Pershendetje,

Ne vitin 1998 kemi blere nje truall, per te cilin kemi dhe hipoteke. Para 1 muaji legalizuam objektin qe kemi ndertuar ne te. Ndersa kemi nisur procedurat per hipotekimin e prones, nga AKSH na thone se, ne dosjen e truallit qe kemi te hipotekuar mungon fleta e prokures (sepse kur e kemi blere e kemi blere tek nje person te cilit i ishte leshuar prokure nga nena e vet). Gjithcka e kemi vete ne dosje te ruajtur kur kemi blere truallin. Shkojme tek noterja per te marre fleten e kerkuar (meqenese ajo ka origjinalen), por ka disa dite qe thote se nuk po e gjen ende ne arshive. Doja t’ju pyesja: A nuk ka fuqi publike dokumenti noterizuar qe ne kemi? Dhe a ekziston mundesia te mos e gjej noterja ne arshive? Dhe si mundet te kerkoje AKSH-ja nje dokument te tille kur trualli ka 23 vite i hipotekuar? Faleminderit,


Qytetari: P. P. Data: 18 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sqarim mbi blerje trualli”

  1. Pershendetje. Se pari, ruajtja e dokumenteve ne arkiven noteriale nuk eshte vullnetare, por eshte e detyrueshme me ligj dhe noteret nuk mund te pretendojne se nuk e gjejne dokumentin ne arkiv, por jane te detyruar qe kundrejt tarifes perkatese t’i sherbejne subjekteve qe kerkojne qe dokumenti te nxirret nga arkiva. ASHK nuk mund te rishikoje regjistrimin e nje prone te bere perpara shume kohesh, mbi bazen e nje dokumenti qe nuk gjendet ne arkiven e ASHK-se dhe per te cilen ju nuk keni asnje pergjegjesi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet