Sqarim kontrate me kusht

Pershendetje,

Disponoj nje truall ne hipoteke me siperfaqe 1000 m2. Nga keto 950 m2 i kam te dhuruara nga bashkepronaret e mi, ndersa 50 m2 i kam me kontrate me kusht, ku ne kete kontrate citohet “heqje dore nga pasuria me kushtin qe nese shitet ne pale te 3-ta jashte familjes, personat kerkojne vleren ne lek”. Une doja te dija nese une dua ta shes kete prone, a jam i varur nga keta persona per shitje? A behet kalimi i pronesise pa i pyetur me pare keta persona? Faleminderit,


Qytetari: E. H. Data: 2 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Sqarim kontrate me kusht”

  1. 1

    Pershendetje. Nga sa ju referoni, ju me pare keni pasur bashkepronare, tani jeni pronari i te gjithe siperfaqes. Ne keto kusht, persa kohe ju jeni pronar i pasurise ju nuk keni detyrim t’i pyesni per te transferuar pasurine tek kushdo person qe ju e vleresoni te arsyeshme. Lidhur me 50 m2, te cilet juve ju jane kaluar me kusht, ju keni te drejte t’i shisni tek persona te trete, por do te jeni te detyruar t’i paguani vleren e kesaj siperfaqeje, personit qe jua ka dhuruar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet