Sqarim dhe keshillim

Jam nje zonje. Per shkak te vonesave te kesteve te kredise me ka kaluar dosja ne zyre ligjore. Nga ana e zyres kam nje presion te madh per ta paguar. Ju lutem cfare ndodh ne keto raste? Faleminderit,


Qytetari: M. P. Data: 19 October , 2020, Kategoria: Detyrime.

One response to “Sqarim dhe keshillim”

  1. 2

    Pershendetje. Ne rastet e vonesave ne permbushjen e kesteve te kredise, atehere banka, apo institucioni financiar, pas miratimi te Urdherit te Ekzekutimit nga gjykata, ka te drejte qe t’i drejtohet nje zyre permbarimi per fillimin e procedurave per ekzekutim te detyrueshem. Permbarimi fillimisht ben nje kerkese per permbushje vullnetare te detyrimit dhe nese detyrimi serish nuk permbushet atehere ai kalon ne ekzekutim te detyrueshem. Kjo do te thote bllokim i llogarive tuaja bankare, bllokim i pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme te regjistruara. Nese ju keni para ne banke, atehere ato do te merren nga permbarimi per te permbushur detyrimin. Ne rast te mungeses se parave, atehere do te kalohet ne shitjen ne ankand te pasurive te luajtshme (makinave), ose pasurive te paluajtshme.
    Per te shmangur nje situate te tille, ju mund te negocioni me zyren e permbarimit pagesen e detyrimit me keste. Kete gje mund ta kerkoni edhe ne gjykate, nese zyra e permbarimi e refuzon si kerkese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet