Sistemi audio (FTR)

E nderuar av. Znj.Dorina Ndreka,

Ju falenderoj pa mase per pergjigjen tuaj teper profesionale ne pyetjet qe une drejtoj ne adresen tuaj! Pyetja ime e radhes eshte si me poshte vijon: Sic ju kam sqaruar dhe me pare ceshtja per te cilen behet fjale eshte ceshtje penale, ka te beje me aksident rrugor ku si pasoje ka mbetur e demtuar nena ime .Ceshtja ndodhet ne fazen e seances paraprake qe sipas nenit 329/b behet me dyer te mbyllura ne prani te paleve. Une kam kerkuar qe seanca te zhvillohet me sistemin audio (FTR ) sepse mesa di une e kam kete te drejte ne baze te nenit 116 te K.Pr.Penale. A mund te me konfirmoni nese kam te drejte apo jo dhe nese jo mund te me argumentoni perse? Faleminderit,


Qytetari: A. V. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sistemi audio (FTR)”

  1. 1

    Pershendetje. Nese seanca zhvillohet ne zyren e gjyqtarit, regjistrimi nuk eshte teknikisht i mundur. Nese zhvillohet ne salle, atehere regjistrimi behet ne cdo rast, pasi jane te pajisura me sistem audio. Pjesa me e madhe e seancave gjyqesore zhvillohen ne salla gjyqesore, vecanerisht gjate periudhes se pandemise, me qellim qe te garantohet distancimi fizik. Nderkohe nese gjykata per arsye praktike nuk arrin qe ta zhvilloje seancen ne sistem audio, sekretaria gjyqesore ka detyrimin qe te mbaje shenim gjithshka qe ndodh dhe thuhet gjate seances. Nese ju doni qe elemente te vecante te shenohen specifikisht ne procesverbal, duhet t’ia kerkoni kete gje gjykates, e cila eshte e detyruar ta permbushe kete kerkese. Ne cdo moment ju keni te drejte te kerkoni nje kopje te procesverbalit te seances gjyqesore, qofte audio, qofte te mbajtur me transkriptim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet