Sigurimi i Padisë

Përshëndetje,

Kam ngritur padi civile në gjykatë dhe para se të niste proçesi kam kërkuar sigurimin e padisë. Me vendim të ndërmjetëm, gjykata ka pranuar sigurimin e padisë deri sa çështja të gjykohet në themel.
Pala e paditur e ka bërë ankim të veçantë kundër sigurimit të padisë në Gjykatën e Apelit.
Për shkak të vonesave në Gjykatën e Apelit, ende nuk ka një vendim për apelimin e sigurimit e padisë.
Por ndërkohë ka përfunduar gjyqi i themelit në shkallë të parë, ku është vendosur:
1- Pranimi i padisë
2- Ligjërimi i Sigurimit të Padisë
3- etj.
Tani që ka përfunduar gjyqi i themelit dhe gjykata e ka ligjëruar Sigurimin e Padisë, çfarë ndodh me apelimin e kësaj mase që u bë në Apel, kur s’kishte përfunduar gjyqi në shkallë të parë? Fakti që gjykata tashmë e ka ligjëruar këtë masë, a do të thotë që automatikisht Apeli duhet ta lërë në fuqi, apo nuk duhet ta shqyrtojë fare?

Faleminderit


Qytetari: F. K. Data: 30 October , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Sigurimi i Padisë”

  1. 2

    Pershendetje!

    Nese vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare (vendimi i themelit) eshte ankimuar nga pala e paditur, atehere Gjykata e Apelit e shqyrton ankimin per sigurimin e padise, se bashku me ankimin per vendimin e themelit, ne nje seance te vetme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet