Sigurimet Shoqerore

Jam i punesuar ne nje biznes bar-kafe dhe jam ne pritje te pages se luftes 26 000 ALL qe po shperndahet, por pronari thote qe nga kjo shume do te zbritet vlera totale e sigurimeve ne baze te pages se deklaruar.  Theksoj qe per nje periudhe 3 mujore nga fillimi i vitit 2020, duke perfshire edhe muajin Mars, sigurimet thjesht jane deklaruar per secilin muaj, por jo paguar sic rezultojne ne sistem.

Ne kete rast sigurimet paguhen nga une si individ apo duhet t’i paguaj punedhenesi ? Faleminderit,


Qytetari: S. N. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Sigurimet Shoqerore”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Pagesa prej 26.000 lek, kalon direkt ne llogarine tuaj personale bankare. Pra, ne llogari ju do te merrni 26.000 lek. Punedhenesi juaj nuk mund pretendoje zbritjen nga kjo shume te sigurimeve shoqerore.
    Nga ana tjeter kjo pagese do konsiderohet si ndihme me teper se sa page e mirefillte, pasi vjen ne ndihme te biznesit i cili e ka te pamundur financiarisht te perballoje pagesen e punonjesve, per arsye se ka mbyllur aktivitetin. Per sa me siper, mendoj se dhe sigurimet nuk do te paguhen.

  2. 1

    Pershendetje,

    Marredhenia e punes midis jush si punemarres me punedhenesin tuaj rregullohet sipas kontrates individuale te punes qe keni lidhur me njeri tjetrin, e cila bazohet ne dispozitat e Kodin te Punes se Republikes se Shqiperise.

    Referuar dispozitave te Kodin e Punes, disa nga detyrimet e punedhenesit ne lidhje sigurimet shoqërore dhe shëndetësore jane:
    * Të bëjë sigurimin e çdo punëmarrësi, me kohë të plotë ose të pjesëshme, duke filluar nga data e fillimit të punës, sipas përcaktimit në kontratën e punës ose në aktin e emërimit;
    * Të bëjë llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, brenda afateve të përcaktuara për çdo punëmarrës.

    Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një të punësuar paguhen 27.9% të pagës bruto mujore. Konkretisht ne perqindje kjo ndahet ne 11.2% nga ana e punemarresit dhe 16.7% nga ana e punedhenesit.

    Keto kontribute llogariten mbi bazen e pages tuaj bruto, duke u deklaruar dhe paguar nga punedhenesi. Paga qe merrni cdo muaj (neto) i ka te zbrituara te gjitha keto detyrime. Si pasoje, pagesa e sigurimeve tuaja shendetesore dhe shoqerore e tremuajve te fundit eshte pergjegjesi dhe detyrim i punedhenesit.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet