Sigurimet dhe paga e luftes

Kam filluar pune ne korrik te 2018 dhe leket me kane kaluar ne banke. Siguracionet jane te papaguara.
Pagen e prillit nuk na e kaluan ne banke dhe na i dhane ne dore. A e fitoj pagen e luftes?


Qytetari: L. K. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sigurimet dhe paga e luftes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Paketat financiare te miratuara gjate periudhes se pandemise, kane ardhur ne ndihme punonjesve te subjekteve tatimpaguese, te cilet e kane te pamundur te paguajne pagat e punonjesve te tyre. Qe te mund te perfitonit nga paga e luftes duhet te ishit ne listagesat e fundit, e deklaruar si punonjese e subjektit ku faktikisht punoni. Me konkretisht pika 5 e vkm 305, dt 16.04.2020 (i ndryshuar) parashikon se, për të përfituar nga ndihma financiare duhet që punonjësi të ketë qenë në marrëdhënie pune deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Punedhensi juaj e ka detyrim ligjor te paguaje sigurimet shoqerore dhe shendetesore per punonjesit e tij ne perputhje me ligjet ne fuqi. Ne varesi te marredhenieve qe keni me punedhensin tuaj, ju keshilloj te flsini me te mbi kete situate, pasi kjo gjendje nuk eshte ne favorin tuaj ne perfitimet qe mund te keni, si njohje e viteve te punes, vjeterise ne pune etj. Ne qofte se nuk arrini nje marreveshje me punedhenesin tuaj lidhur me kete situate, mund t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni permbshjen e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet