Sigurim padie

Pershendetje! Doja te dija nese sigurimi i padise duhet shoqeruar edhe me objekt padie apo jo?

Momentalisht jam pa energji elektrike edhe pa furnizim me uje pasi shtepia ku banoj prej 20 vjetesh ka qene ne emer te nje familjari dhe per shkak te konflikteve familjare, ai mi nderpreu nga inati dritat dhe ujin qe te largohesha. Per shkak se bashkeshortja e tij vdiq, une perfitova nga trashegimia dhe tani ne kartelen e pasurise jemi disa persona. Edhe pse jam ne kartelen e pasurise ende nuk mund te lidh dritat dhe ujin pasi duhet firma e te gjithe bashkepronareve qe kane emrin ne kartele, por ata nuk duan te firmosin. Ju bej me dije se ne kartele shenohen vetem emrat e pronareve dhe nuk jane te percaktuar katet qe ka secili. Doja te dija se si mund ta zgjidh kete ceshtje? Apo mbetet vetem sigurim padia?

Do t’ju lutesha te me ndihmonit me nje informacion te sakte, pasi prej 3 muajsh jetoj pa drita dhe uje, dhe nuk po gjej dot zgjidhje.

Qytetari: K.S.
Data: 29 Gusht 2023, Kategoria: Civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Si fillim ju rekomandojme te paraqisni kerkese per lidhje kontrate te re, furnizimin me energji elektrike prane Furnizuesit te Sherbimit Universal, Drejtorise Rajonale, ne vendbanimin tuaj.
    Per lidhjen e kontrates se re do ju duhen dokumenta si: Kërkesë për furnizimin me energji elektrike (Formulari i Aplikimit); Vertetim i identitetit (fotokopje e Karte identiteti ose pashaporte)Gen-Plani i vendosjes se objektit; Kopje e kontrates (karteles) se meparshme qe aplikanti mund te kete pasuri; Dokument pronesie.
    Nese nga ana e Drejtrive Rajonale nuk vijohet me lidhjen e energjise elektrike, ateher drejtoni ankese prane ERE.

    Persa me siper nese pengesa per lidhjen e kontrates se re eshte bashkepronesia mbi sendin, duhet ti drejtoheni gjykates me kerkese per pestimin e pasurise se perbashket, pasi pasuria te jete pjestuar drejtohuni perseri me kerkese Drejtorise Rajonale te Furnizimit me energji elektrike.
    Nese jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen Juridike te garantuar nga shteti”, drejtohuni prane qendrave te sherbimit te ndihes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje