Sigurim bujk privat

Ne baze te ligjit 7501 kam marre toke ne pronesi ne fshat. Ne vitin 2009 rezultoj me banim dhe pasaportizim ne qytet. Dua te bej sigurim si bujk privat ne fshatin tim te lindjes ku kam ne pronesi token bujqesore. Ju pyes nese njihet ky sigurim apo jo.


Qytetari: K. B. Data: 14 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sigurim bujk privat”

  1. Pershendetje

    Quhesh Fermer nëse:
    a. Je banor atje ku zotëron tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim;
    b. Zhvillon veprimtari bujqësore e blegtorale si bujk privat, i vetëpunësuar në tokën tënde;
    c. Nuk je i regjistruar si person fizik ose juridik.

    Për të përfituar pension (pleqërie, invaliditeti dhe familjar), dhe pagesë për lindje fëmije regjistrohu tek Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (ASSh):
    a. Nëse ploteson keto kushte: (1) I aftë për punë; (2) I vetëpunësuar në bujqësi dhe i pasiguruar nga punësimi në sektorë të tjerë; (3) nese je mbi moshën 16 vjeç.
    b. Duke paraqitur dokumentacionin: (1) Certifikatën familjare; (2) Vërtetimin e pronësisë mbi tokën ose të së drejtës së përdorimit të saj; (3) Vërtetim të Njësisë Administrative Bashkiake për ushtrimin e veprimtarisë si bujk privat.
    c. Merr librezën e pagesës së kontributeve mbasi të kesh: (1) Marrë dokumentin “Urdhër-Veprim”, që tregon shumën që duhet të paguash; (2) Kryer pagesën e kontributeve në një zyrë postare ose bankare; (3) Paraqitur në ASSh dokumentin që konfirmon kryerjen e pagesës së kontributeve.

    Marrja e përfitimeve kushtëzohet me pagesën e kontributeve. Shuma e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që do të paguash ndryshon me ndryshimin e pagës minimale mbi të cilën llogaritet. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet