Siguria ne lidhje me bombolat e gazit

Pershendetje,

Ndodhem ne qytetin e Durresit, Golem, ne zone urbane, rrethuar nga ndertime te shumta. Ne vitin 2019 kam blere nje prone te tipit truall, te cilen me pas nepermjet lejes se ndertimit e kam zhvilluar duke ngritur nje godine 2 kateshe sherbimi.

Problemi me ka lindur me kufitaret te cilet jashte prones se tyre, ne kufi te prones sime (rreth 50 cm nga muri i nderteses sime), e ne truall shtet kane instaluar nje bombol gazi e cila sherben ne funksion te restorantit te tyre. Kam kerkuar levizjen e bomboles nga pronaret e restorantit, por ata kane refuzuar. Cilave organe shteterore duhet t’i drejtohem per zgjidhjen e problemit qe kam? Ju lutem me ndihmoni pasi perben rrezik per femijet dhe familjaret e mi! Faleminderit!


Qytetari: O. H. Data: 22 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Siguria ne lidhje me bombolat e gazit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Permbushja e kushteve teknike te tregtimit dhe perdorimit te bomblave te gazit, monitorohet nga Inspektoriati Shteteror Teknik dhe Industrial. Ne rastin tuaj, ju mund t’i paraqisni ketij institucioni nje ankese per problematiken dhe kerkese per monitorim te rastit konkret, ne menyre qe te behet vleresimi i mundesise per ta levizur bombulen e gazit, apo per te shtuar kushtet e sigurise teknike.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet