Si veprohet?

Pershendetje! E nderuar avokate Znj.Marsida Feshti!

Faleminderit per pergjigjen dhe me falni qe po ju drejtohem personalisht juve, por kam nevoje per ndihmen tuaj. Sic ju kam shkruajtur dhe me pare kam bere nje kerkese perjashtimi per gjyqtarin e ceshtjes dhe Gjykata e Shkalles se Pare nuk e ka pranuar kerkesen. Meqenese ky vendim ishte teresisht i pavlefshem sepse i mungonin elementet baze dhe nuk ishin arsyetuar te gjitha kerkesat e viktimes, atehere bera rekurs ne Gjykaten e Larte qe te rrezoje vendimin e Shkalles se Pare dhe qe te vendose per kerkesen e perjashtimit te gjyqtares. Gjykata e larte nuk ka dale akoma me nje vendim e megjithate gjyqtari i ceshtjes kerkon te vazhdoje me shqyrtimin e saj. Me thoni ju lutem si duhet te veproj ne kete rast? Cfare duhet te kerkoje qe ceshtja mos te shqyrtohet pa dale vendimi i Gjykates se Larte? Faleminderit,


Qytetari: E. V. Data: 29 October , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Si veprohet?”

  1. 1

    Pershendetje! Neni 18 pika 2 e Kodit te Procedures Penale parashikon se: “Gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit.”
    Ne rastin tuaj, pas nje leximi te kujdesshem te dispozitave te kodit te procedures penale dhe analizimit te rastit nen optiken e parimeve mbi bazen e te cilave zhvillohet gjykimi ne procesin penal, vleresojme se kur dhene vendimi qe e rrezon kerkesen per perjashtimin e gjyqtarit, atehere gjyqtari mund te vijoje me shqyrtimin e ceshtjes, pavaresisht se ju keni depozituar rekurs ne Gjykaten e Larte ndaj vendimit per mospranimin e kerkeses per perjashtim. Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet