Si veprohet ne rast se nuk Nuk miratohet ekstradimi i një shtetasi nga vendet e Be ,për llogari shqipërisë?

Një shtetas i arrestuar në vendet e Be,nga interpol për llogari shtetit shqiptar..ka dalë para gjykatës të shtetit po është refuzuar ekstradimi në shqipëri me pretekst se ska mbaruar në gjykatën e lartë!
Theksoj se ka mbaruar 2 shkallet e gjykimit për mos pranim ekstradimi.
Cila është procedura që duhet ndjekur që personi të vazhdojë denimin e dhënë nga gjykata shqiptare, nëse është refuzuar ekstradimi do thote qe personi do vazhdojë denimin e dhënë në atë shtet apo lirohet edhe nga burgu në atë shtet ?ju faleminderit, ngelem në pritje përgjigjes tuaj


Qytetari: N. L. Data: 20 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Si veprohet ne rast se nuk Nuk miratohet ekstradimi i një shtetasi nga vendet e Be ,për llogari shqipërisë?”

  1. Nese nga vendi i BE, (Shqiperise)i eshte refuzuar Ekstradimi per kete shtetas, me vendim te formes se prere, i arrestuari duhet te paraqese kerkese ne gjykaten e vendit te arrestimit per shuarjen e arrestimit dhe te mases se sigurise per efekt ekstradimi, pasi kjo mase tashme eshte pa objekt.

  2. Rasti është pak i komplikuar dhe kemi pak informacion për të dhënë një përgjigje të saktë. Megjithatë në logjikë të fakteve që ju parashtroni rezulton se shtetasi është arrestuar nga Interpol për llogari të shtetit Shqiptar. Në momentin që një person është në kërkim atëherë shteti në të cilin arrestohet bazuar në marrëveshjen që ka me shtetin shqiptar ka detyrimin që ta ekstradojë personin. Në rast se është refuzuar ekstradimi atëherë shteti nuk ka bazë ligjore për ta mbajtur të izoluar (nëse s nuk ka bërë një vepër penale në atë shtet). Shtetasi shqiptar nuk mund ta kryejë dënimin e marrë në Shqipëri “Për vepra penale të kryera në shtetin shqiptar” në një vend tjetër. Shtetasi shqiptar mund të kryejë dënimin e marrë nga një shtet tjetër (për vepra penale të kryera në atë shtet) në institucionet e burgimit të Republikës së Shqipërisë, duke bërë “Njohjen e vendimit të huaj”.
    Pra, nuk e kuptoj se përse duhet ta mbajnë në paraburgim në një shtet të BE, deri kur të shprehet Gjykata e Lartë dhe në të njëjtën kohë i kanë refuzuar ekstradimin? Shteti i huaj ose e ekstradon ose e liron. Vetëm në rast se po gjykohet për një vepër penale në atë shtet.
    Mua personalisht më krijohet ideja se të dhënat e parashtruara nga ana juaj janë pjesërisht të pasakta.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet