Si veprohet kur leja e ndertimit eshte miratuar ne heshtje dhe Bashkia neglizhon e nuk ben zbardhjen e saj.

Pershendetje. E kam parasysh legjislacionin, por aty ka nje paqartesi.
Si veprohet kur eshte aplikuar per leje ndertim pallati, jane plotesuar te gjitha procedurat dhe s’ka verejtje, pra leja konsiderohet sipas ligjit e miratuar ne heshtje, por ne kete rast Bashkia as e ka refuzuar dhe as ben zbardhjen e lejes se ndertimit qe subjekti te filloje pune ?


Qytetari: V. P. Data: 14 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si veprohet kur leja e ndertimit eshte miratuar ne heshtje dhe Bashkia neglizhon e nuk ben zbardhjen e saj.”

  1. 1

    Në nenin 26/1 të VKM-së 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së Zhvillimi të Territorit” parashiko, se 1. Sistemi elektronik i lejeve përllogarit dhe sinjalizon organin apo strukturën përgjegjëse për përfundimin e afatit, të paktën 24 orë përpara përfundimit të tij. 2. Me kalimin e afatit 60-ditor, nga dërgimi elektronikisht i kërkesës për leje, kërkesa konsiderohet, automatikisht, e miratuar në heshtje, me përjashtim të rasteve kur, sipas legjislacionit në fuqi, nuk aplikohet parimi i miratimit në heshtje. Sistemi elektronik i lejeve gjeneron dhe i dërgon automatikisht aplikuesit aktin, i cili përmban të dhënat e kërkesës, datën e paraqitjes së saj si dhe faktin që organi publik nuk ka njoftuar përgjigjen e tij brenda afatit të përcaktuar. Akti i miratimit në heshtje botohet automatikisht nga sistemi elektronik i lejeve edhe në regjistër. Akti i miratimit në heshtje, sipas kërkesës së paraqitur, përbën, së bashku me mandatin e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, të vetmet dokumente të nevojshme për fillimin e punimeve. 3. Miratimi në heshtje dhe rregullat e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, aplikohen edhe në rastin e kërkesave që struktura përgjegjëse paraqet tek autoritetet publike të specializuara, që duhet të shprehen në lidhje me aplikimin. Opinionet dhe aktet që janë të nevojshme, sipas legjislacionit sektorial, konsiderohen të dhëna apo miratuara, nëse përfundon afati brenda të cilit ato duhet të shprehen. Kjo është procedura që duhet të ndjekësh për miratimin në heshtje të lejes së ndërtimit.
    Ligji e vërtetë është ka lënë hapësira por duhet të shterosh të gjithë klauzolat që parashikon kjo dispozitë dhe dispozita të lidhura me të, së bashku me arsyetimin se çfarë konsiderohet Ndërtim ku nuk aplikohet miratimi në heshtje.
    1. Mandat pagesën.
    2. Sqarimin nga Bashkia se çfarë konsiderohet ndërtim që nuk aplikohet miratimi në heshtje dhe a hyn ndërtimi juaj në këtë kategori.
    3. Dokumentet për fillimin e punimeve.
    4. Dhe duhet të shikosh që ndërtimi juaj lidhet me miratimin nga institucione të tjera (psh është shpallur monument kulture dhe duhet marrë më parë miratimi i Ministrisë së Kulturës).
    Pra, zgjidhja nuk është e thjeshtë por duhet ndjekur hap pas hapi, me përfaqësues ligjor, pasi ndërtimi a leje konsiderohet Vepër penale, për më tepër mund të mbani përgjegjësi administrative duke marrë gjobë.
    Pasi të kesh shteruar çdo mundësi atëherë mund të veprosh duke ndërtuar me miratim në heshtje (megjithëse nuk këshillohet).
    Në rast të kundërt mund të ngresh padi në gjykatë për të detyruar organin publik (Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak), për tu shprehur në lidhje me Lejen e ndërtimit.
    Vendimi i gjykatës mund të shërbejë si Leje ndërtimi. Ky është mjeti procedural që po përdoret së fundmi në kushtet kur bashkia nuk rinovon ose nuk shtyn afatin për lejet e ndërtimit, megjithëse ligji e parashikon miratimin në heshtje.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet