Si mund te marre vajza mbiemrin e bashkeshortit?

Zonje & zoteri te nderuar.
Jam X, banor i Bashkise Tirane (njesia administrative nr. Z). Qe nga viti 2002 e ne vijim vajza ime eshte martuar me nje shtetas kosovar, duke bere rregjistrimin e marteses ne zyren e gjendjes civile te njesise sone administrative.
Sipas ligjit u paraqit e plote dosja me dokumentat qe duheshin per celebrim. U be celebrimi dhe ne certifikaten e marteses te dy ruajten mbiemrat e tyre. Pas me shume se nje viti ne martese cifti ka vendosur te sjelle ne jete nje femije. Ok shume mire zoti i ruajt dhe i ndihmofte.
Problemi qe del eshte se si duhet te veprohet qe femija te marre jo vetem ATESINE, por te marre edhe mbiemrin e te atit ne kete rast?
Bashkeshorti i vajzes punon e banon ketu ne Tirane prej disa vitesh, por akoma nuk jane plotesuar kushtet ligjore (afati resident) per te perfituar shtetesine shqiptare. Tani qe presim te vije ne jete nje femije si do veprojme per mbiemrin?
Nuk kemi deshire qe femija te rregjistrihet ne certefikaten e se emes me mbiemrin tone (theksoj se per atesine problemi eshte i zgjidhur). Ju lutem me keshilloni si duhet vepruar ne lidhje me kete problem para se femija te vije ne jete? A eshte e mundur qe vajza dhe dhendrri im te kene te njejtin mbiemer tani (pra qe vajza te marre mbiemrin e bashkeshortit, ne menyre qe kur te linde femija, edhe ai/ajo te kete mbiemrin e prinderve)?

Faleminderit per mirekuptimin! Ne pritje te nje pergjigje keshilluese nga ju …me respekt X,Y, Tirane.
Bashkelidhur ju dergoj dokumentat e lidhjes ne marteses se vajzes me dhendrin.

Tirane dt. 14.01.2021.


Qytetari: L. G. Data: 14 January , 2021, Kategoria: Familjare, Gjendja civile.

One response to “Si mund te marre vajza mbiemrin e bashkeshortit?”

  1. Përshëndetje! Neni 52 i Kodit Familjes parashikon se: “Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit.”
    Pra bazuar ne sa me sipër, vleresoj se nuk ka asnje pengesë ligjore që fëmija të marre mbiemrin e të atit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet