Si te veprojme

Pershendetje ,desta dite me ndihmoni me nje pergjigje po mundohem ta formuloje sa me shkurt,para nje viti ne neptun kemi blere nje produkt(Tablet)me pages me keste nepermjet final sha,me nje kontrat kredie me kushte te vecanta oasi di Isa e e djele dhe vetem ajo funksiononte ne ate dit,nejse per shkak se raifasen nuk kemi ne qytetin ton po vetem ne berat kemi bere vonesa ne dit,kur kontrat thot qe duhet paguar ne dit fikse e caktuar nga komtrata dhe ne kontrat theksohet se final ,ka te ferite te prish kontraten kur kemi vonesa apo misogino te kesteve qofte edhe nje muaj,dy muaj para se te perfundonim kontraten na vjen nje shkrese,ku na paralajmeronin per vonesat dhe na urdheronin te mbyllnim kredine si dhe vonesat qe kishim,po ne shkrese nuk thuhej shume se sa ne i detyroheshim qiradhenesit ,po na kishin lene nje numer kontakti ku do na sqaronin per cdo detaj ne lidhje me shumen dhe menyren e pageses,por nuk arritem asnjehere te kontaktojme me ate numer pasi askush nuk na pergjigjej,kerkova dhe ne internet ne cdo adrese te mundeshme,dhe numer kontakti i provuam te gjitha pos asnjehere nuk na u pergjigj askush,shkova tek neptuni dhe numrat qe mora atje qe i kishin lene ne raste se dikush kerkonte sqarim ,,perseri asnje pergjigje,ne neptun pervec numrave te kontaktit na thane qe final sha ka falimentuar dhe tani jane duke mbledhur gjithcka dhe kur ka vonesa keshtu veprojne,atehere shkoj ne banke dhe bej shlyerjen e menjehershme te dy muave te mbetur ,po jo te vonesave pasi nuk e dija se sa ishte shuma,spese skam pasur dhe ad sot nuk kam asgje kontakt me asnje,ne shkrese thuhej se do kishte pasoja mbi ne ligjore ,pra nje jave na merr nje person qe na tha jam kontaktuar nga finali dhe ju ne baze te nenit kaq e aq keni detyrim ndaj final sha 255mije leke i formes se prere ky ,ne raste te kundert ,mos shlyerje shuma vazhdon te rritet ne ditet pasardhese,ne kontrate thuhej se perqindja ne raste vonese caktohej 5%i vleres se produkt it,dakort kemi kryer vonesa dhe patjeter qe do i paguaja ,po kur nuk e di se sa ka qene kjo shume,dhe askush nuk kontaktoi me ne per te na sqaruar,ad pas shume perpjekjesh nga ana jone ,si duhet te veproje,cili eshte faji yne ketu,jemi familje qe ne te shumtat e restare a perdorim kredin per blerje te produkteve,dhe jemi aktualish me dy kredi prej shume vitesh,Lu asnjehere skemi bere asgje gabim ne shlyerjen e kesteve ,dhe asnjehere nuk kemi hasur ne te till problem,kam nje vajxe23vjec invalide dhe nje djale me autizem,dhe stresin e kemi te pallogaritshem,po te kaloja dhe nje te tilla se kisha marre kur me mend,me falni qe u zgjata,fleminderit ne qofte se me ndihmoni me nje pergjigje .


Qytetari: D. H. Data: 26 September , 2019, Kategoria: Mbrojtje e konsumatorit.

2 responses to “Si te veprojme”

  1. Në momentin që keni shlyer këstet nuk keni pse të shqetësoheni.
    Në këtë rast nëse kanë pretendime është shoqëria që duhet ti drejtohet gjykatës. Ka vetëm 2 mënyra juridike për t`ju kërkuar detyrimin, kjo në varësi të parashikimeve të kontratë: Me kërkesë padi “Për përmbushje detyrimi”, ose me Lëshim urdhri ekzekutimi”.
    Në rast se ju vjen zyra përmbarimore me lajmërim vullnetar për shlyerjen e interesave të mbetur, duhet të ngrini në gjykatë kërkesë-padi “Për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv”, jo më vonë se një muaj nga momenti që keni marrë dijeni për kalimin në ekzekutim të detyrueshëm.
    Në rast se ju hapin proces gjyqësor “Për përmbushje detyrimi”, duhet të bëni deklaratën e mbrojtjes, me prapësime “Pavlefshmërinë e pjesshme të veprimit juridik të dispozitës konkrete që parashikon interesat e larta”.

  2. Pershendetje!

    Duke marre per baze sa me lart ju keni referuar duhet si nje rast kur kreditori po ju ngarkon me detyrime me te larta se ato te kontrates.
    Per te verifikuar pretendimet tuaja, kushtet e kontrates dhe elemetet e tjere duket te paraqitet dokumentacioni qe ju dispononi, nisur nga kontrata e huase qe keni nenshkruar dhe te njoftimet qe ju kane bere.
    Ne keto kushte ju ftojme te paraqiteni prane Zyres se Ndihmes Ligjore prane Ministrise se Drejtesise, çdo dite nga e hena ne te enjte 08:30 deri ne 16:30 dhe te premten nga 08:30 ne 14:30.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet