Si te veprojme per te perfituar pagen e luftes?

Pershendetje,

Jam nje zonje nga qyteti i Vlores. Me kane larguar qe ne daten 12 mars nga puna per arsye sepse kerkuam masa mbrojtese per virusin. Doja te dija nese ne e perfitojme pagen e luftes?  Nese po, si mund te aplikojme? Faleminderit,


Qytetari: E. L. Data: 26 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te veprojme per te perfituar pagen e luftes?”

  1. Pershendetje,

    Nisur nga shkaqet qe parashtroni per largimin tuaj nga puna, vleresoj se do te duhet te komunikoni me ish-punedhenesin mbi mundesine e aplikimit per perfitimin e ndihmes financiare. Eshte ish-punedhenesi juaj i cili ka te drejte te aplikoje (te plotesoje te dhenat) ne sistem per ish/punonjesit e tij per perfitimin e ndihmes.

    Sipas paketes nr.2, kane te drejte te perfitojne ndihmen financiare ne masen 40.000 leke, ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 12 mars deri në datën 10 prill 2020.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet