Si te veproj per nje firme te femijes?

Pershendetje,

Jam nje zonje nga Elbasani, e divorcuar prej 5 vitesh. Familja ime jeton jashte dhe dua t’ju bashkohem dhe une atyre. Problemi eshte fëmija, pasi babai i vajzës nuk me jep nje prokure me vullnetin e tij. Si mund t’a marr ndryshe ate firme? Faleminderit


Qytetari: S. C. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te veproj per nje firme te femijes?”

  1. Pershendetje. Autorizimi per daljen e femijes jashte vendit leshohet vullnetarisht nga prindi i femijes perpara zyres se nje Noteri Publik, ose nese kjo nuk arrihet, atehere prindi tjeter ka te drejte ta kerkoje nepermjet gjykates. Gjykata ne kete rast, do te caktoje nje ekspert psikolog, i cili do te vleresoje nese udhetimi i femijes jashte vendit, pa miratimin e prindit tjeter, eshte apo jo ne interesin me te larte te tij.
    Perpara gjykates duhet te provoni se cili eshte shkaku qe ju kerkoni te largoheni jashte, se bashku me femijen tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet