Si te veproj per marrjen e lekeve nga pala qe me akuzon?

Gjykata e Apelit Tirane ka dhene nje vendim qe palet te kthehen ne gjendjen e meparshme. Mua pronen ma kane cregjistruar nga hipoteka dhe e ka regjistruar pala tjeter, por njekohesisht pala tjeter qe  detyrohet te me ktheje leket ka heq pronat dhe leket nga emri tyre, kjo eshte dhe pergjigja e permbaruesit. Si duhet te veproj? Ju faleminderit!


Qytetari: H. H. Data: 2 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te veproj per marrjen e lekeve nga pala qe me akuzon?”

  1. 2

    Pershendetje. Organi i vetem kompetente per permbushjen e nje detyrimi qe rrjedh nga nje vendim gjykate eshte permbaruesi gjyqesor. Ne rast se kreditori juaj nuk ka pasuri ne te holla, apo pasuri te paluajtshme, atehere ju duhet qe nepermjet permbaruesit te beni kontrolle te here pas hershme per te pare gjendjen e pasurise se debitorit. Referuar Kodit Civil, debitori eshte pergjegjes per detyrimet e tij me te ardhurat e tij te tashme dhe te ardhshme, pra kjo do te te thote qe ju keni te drejte ta arketoni detyrimin tuaj ne momentin qe ai do te kete pasuri. Nese debitori eshte i punesuar ne nje pune, paga mund te perdoret per ekzekutimin e detyrimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet