Si te udhetoj per ne Greqi?

Pershendetje,

Me duhet te udhetoj per ne Greqi, por nuk kam dokumenta pasi me kane mbaruar. Kam 2 femije dhe duhet t’i coj per vizite mjekesore, pasi atje kurohen qe te vegjel sepse une kam jetuar atje. Nuk di si te veproj pasi duhet te bej edhe karantine dhe nuk mund te plotesoje formularin qe do te bej karantinen ne hotel. A mund te me orientoni ju lutem? Faleminderit


Qytetari: B. S. Data: 27 October , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Si te udhetoj per ne Greqi?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nese duhet te jeni ju personi i cili do te shoqeroje femijet per kryerjen e vizitave, nuk ka menyre tjeter te vepruari pervecse ju te ribeni dokumentat te cilave ju ka mbaruar afati leshimit. Ne rast te kundert, femijet tuaj mund te shoqerohen nga babai i tyre ose te aferm te tjere, qe jane pjese e brezit te pare te familjes, duke e shoqeruar kete me deklaraten noteriale perkatese, ku ju vet/dhe/ ose te dy prindrit e femijeve, te jepni konsentin mbi levizjen e femijeve me babain e tyre dhe/ose te aferm te tjere te brezit te pare te familjes ne shtetin grek per arsye vizite mjeksore.
    Ju bej me dije se, ju nuk mund te shmangi rregullat e shtetit grek mbi masat e marra per parandalimin e Covid-19, per rrjedhoje dhe karantinimi do te jete i detyrueshem ne cdo rast.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet