Si të tërheqësh një Kallzim Penal?

Pëshëndetje!
Ju lutem, desha të dija si të tërheq një Kallzim Penal në Prokurori, po në SPAK (neni 248 i K.P.; 199/a)? Po në rastin e një denoncimi/kërkesë auditi në KLSH si veprohet? Faleminderit.


Qytetari: M. S. Data: 25 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si të tërheqësh një Kallzim Penal?”

  1. Pershendetje! Neni 284 i Kodit te Procedures Penale parashikon rastet kur ndjekja penale mund te filloje vetem me ankimin e te demtuarit, i cili mund ta terheqe ate ne cdo faze te procedimit. Perkatesisht jane veprat penale te parashikuara ne nenet 89, 102 paragrafi i pare, 105,106, 130, 239, 240, 241, 243, 264, 275 dhe 318 te Kodit Penal, rastet kur mund te terhiqet ankimi ne cdo faze te procedimit.
    Ne raste te tjera eshte kompetence e prokurorit per te vendosur per fillimin apo mosfillimin e ceshtjes, duke vleresuar rrethanat e ceshtjes. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet