Si te perfitojme pagen e luftes?

Pershendetje,

Jam nje punetore fasonerie nga Fieri. Bashke me punetoret e tjere kemi qene ne pune deri ne daten 12 mars. Me pas na kane thene qe te shkonim ne shtepi dhe do te riktheheshim ne pune ne nje njoftim te dyte. Qe prej dates 12 mars nuk na kontaktuan me. Pasi e telefonuam per ta pyetur nese perfitojme nga paga e luftes, na eshte pergjigjur qe mos ta telefononim me dhe se s’kishte pune me kete gje.

Kemi shkuar tek Drejtoria e Tatimeve dhe na ka rezultuar qe na kane hequr nga puna ne daten 6 mars. Paga e diteve qe kemi punuar na ka kaluar ne 10 mars, nderkohe qe ne kemi qene ne pune deri ne 12 mars.

Doja te dija nese ka ndonje mundesi ta perfitojme pagen e luftes, qofte edhe duke aplikuar vete ne punetoret.

Faleminderit,


Qytetari: A. R. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te perfitojme pagen e luftes?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Se pari, ne rast se data e largimit tuaj nga puna sipas listepagesave te depozituara prane sigurimeve eshte data 06 mars, atehere Ju nuk mund te perfitoni ndihmen financiare prej 40.000 leke. Kjo ndihme financiare perfitohet nga personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave ne sigurime.

    Se dyti, ju bej me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Se treti, largimi juaj nga puna ka qene i paligjshem. Situata e gjendjes se jashtezakonshme i jepte te drejten punedhenesit qe t’ju pezullonte derisa te kalonte gjendja, por jo t’ju largonte nga puna. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (nese keni mbi tre vite). Persa kohe keto nuk jane respektuar (mesa kuptoj nga pyetja juaj), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet